Policia njofton se në Prizren në rrugën “Wesli Klark” është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me veturën Mini Cooper me targa lokale, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes godet këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet në spitalin e Prizrenit, e më pas në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.