Një vet aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën ‘Ukë Bytyqi’ në Prizren.
Vetura e llojit ‘Golf 4’ është rrokullisur në mes të rrugës, pasi ka goditur shtyllën elektrike.
Dyshohet se si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar shoferi i veturës.
Numri i aksidenteve gjatë kohëve të fundit në vend ka qenë mjaft i lartë, ndërsa policia shpesh herë ka apeluar për kujdes të shtuar përgjatë pjesëmarrjes në trafik.