Ndërtimi i objektit të ri shkollor në fshatin Drajçiq të Prizrenit, ka mbetur pezull prej disa vjetësh, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për pasojë, nxënësit e këtij lokaliteti janë të detyruar që të udhëtojnë në Mushnikovë, për të ndjekur mësimin. Mirëpo gjatë kësaj fundjave ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka bërë të ditur se do të ndërmarrë nismën për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë çështje.
“Në fshatin Drajçiq për fat të keq edhe sot e kësaj dite nuk ka ndërtesë shkollore, kështu që këta fëmijë mësimin e ndjekin në fshatin Mushnikovë për shkak të një ankese (kontesti) me një banor, që është pjesëtar i komunitetit serb, i cili në shumë raste ka ndaluar nisjen e ndërtimit të godinës së re shkollore”, ka bërë të ditur Demiri.