Goditet një grup i trafikut të armëve në Turqi-Bullgari-Shqipëri dhe Turqi-Bullgari-Evropë.
Policia shqiptare në bashkëpunim me policinë rumune, greke e portugeze kanë arrestuar 11 persona, mes tyre 2 shqiptarë, 191 armë pistoleta dhe 3714 karikatorë.
Fillimisht, autoritetet ranë në gjurmë të tregtisë së armëve pas disa porosive të kryera nëpërmjet DarkWeb.
Armët, kryesisht pistoleta dhe municionet vinin nga Turqia dhe futeshin në BE përmes Bullgarisë ku më pas shpërndaheshin në shtetet e tjera.
Ndërsa në vendet e lartë përmendura, janë ushtruar kontrolle dhe në 81 shtëpi ku janë kapur pistoleta të ndryshme që i përkisnin këtij rrjeti të trafikut.
Në kuadër të operacionit të koduar Bosphorus, në Shqipëri u sekuestruan disa pistoleta të cilat në treg variojnë nga 1000-2500 euro.
Disa prej krimeve të ndryshme të regjistruara në Shqipëri, armët e përdorura kanë qenë prodhime turke.