Policia njofton se gjatë një pike të kontrollit në Mitrovicë, kanë tentuar ta ndalin një motor në të cilin ishin dy persona mirëpo drejtuesi i motorit mashkull K-Shqiptar nuk ishte ndal dhe gjatë kalimit pranë e kishte goditur me motor njërin nga policët në dorë dhe kishte vazhduar.
Njësitet policore kanë arritur ta ndalojnë, ku gjatë arrestimit njeri nga të dyshuarit ishte shfaqur shumë agresiv dhe kishte rezistuar duke e goditur njërin nga policët në kokë, ndërsa personi tjetër kishte ikur.
I dyshuari ishte shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.