Ekonomia Online
FUNDIT

Goditet nga vetura një fëmijë, shoferi largohet në drejtim të panjohur

Goditet nga vetura një fëmijë, shoferi largohet në drejtim të panjohur

Një fëmijë në Prizren më gjashtë nëntor ishte goditur nga një veturë derisa ishte duke ecur. Në njoftimin e Policisë thuhet se fëmija ishte duke ecur përballë shkollës fillore “Fatmir Berisha”, pas goditjes vozitësi me automjetin e tij largohet në drejtim të panjohur. “Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos […]

Një fëmijë në Prizren më gjashtë nëntor ishte goditur nga një veturë derisa ishte duke ecur.

Në njoftimin e Policisë thuhet se fëmija ishte duke ecur përballë shkollës fillore “Fatmir Berisha”, pas goditjes vozitësi me automjetin e tij largohet në drejtim të panjohur.

“Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës. Prindi e dërgon ne emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi”.
“Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes. Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme