Ekonomia Online
FUNDIT

‘Golden Eagle’ merr pjesë në panairin ‘Gulfood’ në Dubai

‘Golden Eagle’ merr pjesë në panairin ‘Gulfood’ në Dubai

Përfaqësues të kompanisë “Frutex” janë duke marrë pjesë në panairin “Gulfood”, i cili është duke u mbajtur në Dubai. Kompania “Frutex” ka theksuar se pjesëmarrja në këtë panair do të rezultojë me zgjerimin e tregut të kësaj kompanie. “Të përfaqësuar nga Xhavit Palushi dhe Betim Kryeziu e themeluar në vitin 1994 dhe e rindërtuar mbas […]

Përfaqësues të kompanisë “Frutex” janë duke marrë pjesë në panairin “Gulfood”, i cili është duke u mbajtur në Dubai.

Kompania “Frutex” ka theksuar se pjesëmarrja në këtë panair do të rezultojë me zgjerimin e tregut të kësaj kompanie.

“Të përfaqësuar nga Xhavit Palushi dhe Betim Kryeziu e themeluar në vitin 1994 dhe e rindërtuar mbas luftës në Kosovë në vitin 1999, firma ‘Frutex’ me pronarë FA: Palushi, që nga viti 2006 nxori në treg pijen energjike ‘Golden Eagle’. ‘Golden Eagle’ falë cilësisë së shpejti u bë pija më e preferuar energjike në Kosovë e tanimë eksportohet edhe në shumë shtete të botës, deri në Afrikën e largët. Pjesëmarrja e ‘Golden Eagle’ në panairin ‘Gulfood’ në Dubai, krijoi mundësi të reja për një prezantimin ndërkombëtarë të përmasave të gjëra, e cila me siguri do rezulton me arritjen e shumë kontratave dhe zgjerimin e tregut për ‘Golden Eagle’”.

“Teknologjia moderne e instaluar ne vitin 2008, me një kapacitet prodhimi prej 15.000 kanaçe në orë dhe stafi profesional i cili garanton cilësinë e kësaj pije energjike janë vetëm dy nga shumë favoret që zotëron ‘Golden Eagle’”, ka njoftuar “Frutex”.

Të ngjashme