Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo i kishte thënë ‘jo’ për ndërrimin e fanellave yllit të Atalantas, Robin Gosens, por shokët e tij të skuadrës u kujdesën që ai ta kishte një fanellë CR7.
Pasi ndeshjes ku Atalanta mposht Bianconerët, mbrojtësi gjerman e pyeti Ronaldon nëse ai mund të kishte fanellën e tij.
“Pas fishkëllimës së fundit, unë shkova tek ai, madje nuk shkova te tifozët për të festuar… por Ronaldo nuk pranoi”, zbuloi Gosens në autobiografinë e tij.
“E pyeta: ‘Cristiano, a mund të kem bluzën tënde?’.
“Ai madje nuk më shikoi, vetëm tha: ‘Jo’. Isha skuqur plotësisht dhe më vinte turp. Unë u largova dhe u ndjeva i vogël”.
“E dini atë moment kur diçka e turpshme ndodh dhe shikoni përreth për të parë nëse dikush e ka vërejtur? Kështu u ndjeva dhe u përpoqa ta fsheh”, kishte treguar mbrojtësi.
Shokët e ekipit të Gosens në “Gewiss Stadium” bënë shaka me këtë fakt, pasi Ronaldo e refuzoi atë dhe vendosët të bashkohen dhe t’ia sigurojnë një fanellë të CR7 më në fund.
Normalisht që ishte shaka e bukur që gjermani e priti mirë, ku nuk munguan buzëqeshjet në dhomat e zhveshjes.