Grabiti Western Union në Pejë, një muaj paraburgim

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit V.H për shkak të dyshimit se ai më 20 gusht kishte grabitur filialen e Western Unionit në Pejës.

“Me datë 20.08.2018, rreth orës 14:25 minuta, në Pejë, në filialen e Western Unionit, me qëllim që vetes t’i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, i armatosur me pistoletë të llojit të panjohur dhe me kanosje serioze nën kërcënim me armë ndaj të dëmtuarës ka kryer vepër penale të grabitjes, në atë mënyrë që gjersa kishte kapele në kokë pasi hyri në filialen e lartëcekur me pistoletë në dorë të njëjtën ja drejton të dëmtuarës nga e cila kërkon që t’ia dorëzon të hollat dhe menjëherë kalon nga ana tjetër e banakut ku nga arka merr të holla në shumë prej 450 euro dhe pasi që e dëmtuara bërtet, i pandehuri largohet me vrap nga vendi i ngjarjes”, thonë në këtë gjykatë.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme