Grabitja në Rinas, identifikohet viktima

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Viktima e një dite më parë që u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas është identifikuar nga autoritetet.

Bëhet i ditur se emri i tij është Admir Murataj.

Ky person rezulton i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare. I ndjeri është i akuzuar për organizimin e dy grabitjeve të bujshme në Qafë-Kashar dhe grabitjen e një banke.

Sipas mediave greke, Murataj është arratisur nga burgu grek i Trikallës në vitin 2013, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, policia ka gjetur një tjetër makinë të djegur në Tapizë. Kjo makinë dyshohet të jetë përdorur nga grabitësit e 10 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme