Grabitje në një pompë të derivateve, nën kërcënimin e armës hajni merr mbi 2mijë euro

Prishtinë | 22 Kor 2022 | 14:19 | Nga Ekonomia Online

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një grabitje e armatosur në pompën e derivateve ‘Petrol Company’ në rrugën ‘Bajram Bahtiri’ në Prishtinë.

Sinjali mëson ekskluzivisht nga burimet e veta se rasti ka ndodhur rreth orës 04:00, kur një person i maskuar, nën kërcënimin e armës ka grabitur nga punëtorët e kompanisë paratë në vlerë të mbi 2 mijë eurove.

Rasti është denoncuar në Polici, mirëpo ende nuk është identifikuar personi i dyshuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Grabitje’.

Të ngjashme