Reshjet e mëdha të shiut që kanë përfshirë vendin tonë kanë bërë që disa fshatra të rrezikohen seriozisht nga vërshimet.
Grabovci i Epërm i komunës së Obiliqit, sikur shihet nga këto fotografi të dërguara nga një banor në adresë të Ekonomia Online, pasqyrojnë gjendjen e rëndë të krijuar pas vërshimeve në këtë fshat.
Vendi i njohur si “Guri i Plakës”, përskaj rrugës që përshkon këtë fshat, i përngjan një liqeni të vërtetë.
B. Mjeku, banor i këtij fshati, tha se organet kompetente duhet të intervenojnë dhe sanojnë këtë problem, ngase vërshime ndodhin çdoherë kur të reshurat janë më të mëdha, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Drenica.