Grabovci: Nëse nuk merren vendimet e mëdha, duhet shkuar në zgjedhje

Prishtinë | 20 Pri 2017 | 08:18 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni PDK-LDK është krijuar për të marrë vendime të mëdha për vendin dhe në interes të qytetarëve. Në të kundërtën zgjidhja duhet të kërkohet nga zgjedhjet e reja.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, deputeti i PDK-së, Adem Grabovci, i cili vlerëson se nëse koalicioni qeverisës nuk e arsyeton punën e vet, duhet të ofrojë zgjidhje përmes zgjedhjeve.

“Nëse ky koalicion nuk është në gjendje të arsyetojë vetveten të merr këto vendime atëherë, po ashtu koalicioni vet duhet të ofrojë një zgjidhje. Nëse koalicioni konstaton se zgjidhja janë zgjedhjet pse mos të shkohet në zgjedhje. Nëse vërtetë konstatohet se kjo bllokadë institucionale, kjo pamundësi e marrjes së vendimeve ofron një zgjidhje normalisht se edhe zgjedhjet janë zgjidhje”, ka thënë ai.

Grabovci ka thënë se nuk është në interes të askujt të bllokojë proceset, ta dëmtojë shtetin, por të gjithë duhet angazhuar për shtet funksional dhe sa më të fuqishëm.

“Nëse ky koalicion jep rezultat dhe është në gjendje që të merr ato vendime dhe ta arsyetojë vetveten normalisht se do të vazhdojmë tutje sepse askush nuk ka interes t’i bllokojë proceset, ta dëmtojë shtetin, por të gjithë jemi të angazhuar për shtet funksional dhe sa më të fuqishëm”, përfundon ai.

Për mundësinë e prishjes së koalicionit PDK-LDK tashmë janë shprehur edhe zyrtarë të të dyja partive.

 

Të ngjashme