Graçanicë: Prani më e madhe e policisë para shkollave

Prishtinë | 07 Qer 2018 | 15:38 | Nga

Për të përmirësuar sigurinë e fëmijëve në shkolla deri në fund të vitit shkollor do të rritet prania e policisë para institucioneve arsimore .

Kësisoj është rënë dakord në një takim të kryetarit të Komunës së Graçanicës, Srxhan Popoviq me drejtorët e shkollave dhe përfaqësuesit e strukturave të sigurisë.

Siç raportojnë mediat serbe , pas incidentit në shkollë në Suhodoll dhe disa plaçkitjeve në Graçanicë, me iniciativën e kryetarit të kësaj komune është mbajtur takimi i përbashkët me drejtorët e shkollave dhe kopshteve, përfaqësues të policisë, KFOR-it dhe OSBE-së, me qëllim identifikimin e prioriteteve dhe parandaluese aktivitete që synojnë përmirësimin e sigurisë, para së gjithash, në shkolla.

“Në mënyrë që të rrisë sigurinë në një nivel më të lartë, u ra dakord që në komunën e Graçanicës të rritet prania e policisë. U ra dakord për rritjen e patrullave policore në të katër pikat në Komunën e Graçanicës, para shkollës në Uglare, Suhodoll, Skulanevë dhe Llapnasellë” tha kreu i kësaj komune, transmeton Klan Kosova

Në takim të pranishëm ishin edhe përfaqësues të KFOR-it që u shprehën se forcat ndërkombëtare do të ndjekin nga afër situatën në terren, dhe se nëse është e nevojshme ofrojnë mbështetje dhe ndihmë për forcat e policisë, si dhe të rrisë patrullimet para shkollave.

Të ngjashme