Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Blerim Grainca lë të hapur mundësinë për një koalicion me VV, dhe shprehet i vendosur se me PDK, nuk do të bëjnë koalicion. Sa i përket rezultateve të LDK-së në zgjedhjet e qershorit, Grainca shprehet i pakënaqur.
“Fillimisht LDK duhet të pranojë se i ka humbur zgjedhjet dhe nuk i ka numrat që ka pretenduar që do t`i merr, dhe zgjedhjet bëhen për të fituar pushtetin dhe për të hyrë në qeveri”, tha Grainca për Gazeta Blic.
Grainca tha që asnjë deputet i LDK-së, nuk e do një koalicion me PDK-në.
“Numrat e LDK-së nuk ia mundësojnë që ta formojë qeverinë vetë, dhe ajo që është më e rëndësishmja asnjëri nga deputetet e LDK-së, nuk kanë vullnet dhe nuk kanë diskonim që te shkojnë në koalicion me PDK-në”.
Ndërsa për Vetëvendosjen, Grainca tha që nëse i përafrojnë programet mund të bashkë-qeverisin, në të kundërtën nuk do të ketë një koalicioni.
“Sa i përket VV-së jemi të hapur të bisedojmë mirëpo jo më kushte të cilat i vendosin ata, ne i kemi interesat tona, ne mund të ulemi, të bisedojmë dhe nëse i përafrojmë programet me VV mund të bashkë qeverisim, nëse jo jemi të gatshëm të rrimë në opozitë dhe të tjerët le të bëjnë qeverinë, nëse ju dalin numrat”, tha ai.
Ditë më parë zyrtarë nga Vetëvendosja kanë bërë thirrje LDK-së, që t`i bashkohen Vetëvendosjes dhe së bashku ta qeverisin vendin.