Granatë në makinën e punëtorit të tatimeve në Shkodër

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Një punonjës i Tatimeve në qytetin e Shkodrës ka gjetur një granatë në makinën e tij, e cila për fat të mirë nuk ka shpërthyer.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Dervishbeg”. Forcat e policisë mbërritën e menjëherë në vendin e ngjarjes, teksa larguan edhe granatën nga makina, raporton Tch.

Nga të dhënat e para, dyshohet se granata është një sinjal kërcënues ndaj punonjësit të tatimeve për shkak të detyrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme