Hertha Berlin është futur në garë për transferimin e Granit Xhakës në afatin kalimtar të janarit.
Mesfushori shqiptar nuk po kalon momente të mira te skuadra londineze, që nga incidenti me tifozët në barazimin 2-2 të Arsenalit ndaj Crystal Palaces.
RMC Sport raporton se skuadra nga Bundesliga e dëshiron transferimin e Xhakës, pas dështimit për ta transferuar Lucas Tousart nga Lyoni.
Hertha thuhet se i ka ofruar 20 milionë euro për transferimin e mesfushorit, por që janë refuzuar menjëherë.
Skuadra gjermane tani është e fokusuar në transferimin e Xhakës dhe thuhet se marrëveshja është shumë afër.
Jurgenb Klinsmann e dëshiron transferimin e ish-kapitenit të The Gunners në janar dhe ka filluar bisedimet me agjentin dhe skuadrën londineze, shkruan telegraf.