Granit Xhaka pjesë e formacionit të javës në Bundesligë

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 15:42 | Nga Ekonomia Online

Fundjavën që shkoi, përfundoi xhiroja e 23-të e Bundesligas.

Edhe pas kësaj jave, Bayer Leverkusen vazhdon të jetë lider. Leverkusen triumfoi përballë Mainz me rezultatin 2:1, ku njërin nga dy golat e shënoi Granit Xhaka.

E kur jemi tek Xhaka, ai ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros në Bundesligë.

Në 11-shen e javës, mesfushori kosovar i Bayer Leverkusenit është përfshirë për herë të tretë.

Sulmuesi Harry Kane i Bayernit dhe reprezentuesi i Gjermanisë, Robin Gosens i Union Berlinit janë në mesin e lojtarëve të përzgjedhur në ekipin e xhiros.

Leverkuseni ka 33 ndeshje rresht pa humbje, që është rekord në Gjermani.

Më 3 mars, Bayer Leverkuseni ka ndeshje të vështirë në udhëtim ndaj Koelnit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme