Granqvist refuzon të përjashtojë mundësinë e kalimit te United

Prishtinë | 08 Tet 2018 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Kapiteni i Suedisë, Andreas Granqvist, ka thënë se ka definitivisht një interesim nga Manchester United për një transferim të mundshëm gjatë janarit.

“Sigurisht, ka interesim. Nuk ia mbyll derën asgjëje”, ka thënë ai për Expressen.

“Zakonisht nuk ka asgjë kur del në gazeta. Nuk ia mbyll dyert asgjëje. Por është aq larg dhe përderisa nuk ka asgjë konkrete, është kryesisht spekulim”, përcjell Klan Kosova.

“Ashtu si kam thënë në fillim, jam i kënaqur që madje përmendem me një ekip aq të madh si Manchester United”.

“Do ta shohim, por sigurisht ka një interesim siç thuhet në media”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme