Grante për iniciativa që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe mediave

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 11:58 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton se programi i granteve të vogla do të përkrah iniciativat rajonale dhe vendore që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

Kërkesa për propozime do të hapet nga 25 korriku deri më 31 gusht 2017.

Vlera totale prej 267 000 EUR do të shpërndahet tek 15 grantistë – 5 projekte regjionale dhe 10 projekte nacionale.

Afati për zbatimin e aktiviteteve që do të përkrahen është 1 tetor 2017 – 31 gusht 2018.

Detajet rreth aplikimit mund t’i gjeni në vegzën në vijim:http://safejournalists.net/announcement-call-proposals-protecting-media-freedom-freedom-expression-western-balkans.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme