Gratë kongresmene: Deklaratat raciste të Trumpit merrni si zbavitje

Prishtinë | 16 Kor 2019 | 08:12 | Nga Ekonomia Online

Katër gratë e Kongresit Amerikan që u targetuan nga presidenti Donald Trump në një seri të postimeve raciste në Tëitter kanë thënë se këto deklarata të tij duhet të merren si një zbavitje.

Përfaqësueset Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayanna Pressley dhe Rashida Tlaib i kërkuan popullit amerikan “të mos i marrin si karrem” fjalët e tij në konferencën për shtyp të së hënës.

Trump iu tha atyre kongersmeneve – të gjitha qytetare amerikane – që mund të largohen nga vendi.

Ai ka mbrojtur komentet e tij dhe ka mohuar akuzat për racizëm.

Duke ju drejtuar gazetarëve, të katër gratë – të njohura si “Skuadra” – të gjitha thanë se fokusi duhet të jetë në politikë dhe jo në fjalët e presidentit.

“Kjo është thjesht një përçarje dhe një zbavitje nga kaosi i tmerrshëm dhe kultura e korruptuar e kësaj administrate”, tha Pressley.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme