Grenelli e quan Albin Kurtin ‘ekstremist’, ia vë fajin për trazirat në Veri

Prishtinë | 18 Dhj 2023 | 10:59 | Nga Ekonomia Online

Ish-i dërguari i presidentit amerikan për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Richard Grenell, ka thënë se fitorja bindëse e SNS-së ka kontribuar edhe në atë që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka menaxhuar krizën e krijuar, siç thotë ai nga lideri i Kosovës Albin Kurti.

Grenell në postimin e tij në “X” si një pro-serb që është e quan Kurtin “ekstremist”.

Sipas tij, sa ishte Hashim Thaçi president, ai po mundohej të sillej në mënyrë të barabartë, por me ardhjen e Kurtit në pushtet, situata doli jashtë ekuilibrit.

Postimi i plotë:

Unë po dëgjoj shumë prova që pretendojnë se të pavarurit dhe pensionistët në Serbi në fund votuan për SNS-në sepse Vuçiq e trajtoi shumë mirë liderin ekstremist të Kosovës, Albin Kurti.

Kur komuniteti ndërkombëtar e dënoi Kurtin në mënyrë universale, atyre iu pëlqeu mënyra sesi Vuçiq e menaxhoi krizën dhe qëndroi mbi të.

Më kujtohet se duhet të bëja presion ndaj Serbisë dhe Kosovës në mënyrë të barabartë kur Thaçi ishte President. Por me ardhjen e Kurtit në pushtet, situata ka dalë jashtë ekuilibrit.

Kurti krijoi probleme dhe radikalizmi i tij ishte një çështje kryesore për këta votues.

Të ngjashme