Greqia ndërpret tërë transportin me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet greke njoftuan të dielën se do t’i ndalojnë të gjitha lidhjet e transportit me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, përfshirë transportin tokësor, ajror dhe ujor. Greqia i ndaloi edhe fluturimet me Spanjën.

Përpos këtyre masave, u zgjeruan edhe masat e kufizimit të udhëtimeve me Italinë, me ç’rast u ndalua transporti i njerëzve me anije. Sidoqoftë, do të vazhdojë transportimi i mallrave.

Deri më tani, në Greqi kanë vdekur tre persona dhe janë konfirmuar 228 raste të infektimeve deri në orët e vona të së shtunës, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Pas ndalimit të tubimeve dhe mbylljes së kafeneve dhe palestrave, autoritetet gjithashtu do të vendosin pika kontrolli në dyqanet kryesore për t’i shmangur tollovitë.

Për më tepër, Komiteti Olimpik Grek njoftoi se ceremonia e dorëzomit të flakadanit olimpik për Lojërat Olimpike Tokio 2020 do të bëhet pa praninë e mysafirëve apo gazetarëve.

Të ngjashme