Greqia në telashe, arrijnë grupe të reja të refugjatëve

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet greke po kanë vështirësi për t’i kontrolluar tensionet në disa ishuj, ku numri i refugjatëve të rinj ka arritur në një nivel kritik.

Tensionet mes banorëve lokalë dhe azilkërkuesve, që po vijnë me barka nga Turqia, janë duke u rritur. Kostas Moutzouris, guvernator në Egjeun verior, tha: “Është jetike që të shpallet situata emergjente.”

Më shumë se 42 mijë burra, gra dhe fëmijë besohet se ndodhen në ishujt Lesbos, Samos, Chios, Leros dhe Kos. Duke e patur të pamundur të largohen për shkak të politikave të Bashkimit Evropian, refugjatët janë të detyruar të qëndrojnë në këta ishuj derisa kërkesat e tyre për azil të trajtohen nga një staf me numër të vogël të punëtorëve.

Grupet për ndihma vazhdimisht kanë bërë thirrje që refugjatët të largohen nga këta ishuj. Rreth 20 mijë refugjatë ndodhën në Lesbos, ku kampi ka kapacitete vetëm për dy mijë njerëz, shkruan “The Guardian”

“Ata janë duke jetuar në kushte si të Mesjetës, me shumë pak qasje në shërbime themelore, përfshirë ujin e pastër dhe të ngrohtë, rrymën, produktet sanitare dhe kujdesin shëndetësor”, tha Sophie McCann nga grupi “Mjekët pa kufij”.

Ajo gjithashtu tha se qeveria greke ua ka kthyer shpinën edhe banorëve lokalë, duke i lënë të përballen me pasojat e një sistemi të dështuar të pranimit të refugjatëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme