Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Greqi do të mbahen më 7 korrik.
Data është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë Dimitris Tzanakopoulos gjatë një interviste të dhënë për televizionin Alpha.
Ai tha se data 7 korrik ishte zgjedhur pas një konsultimi mes kryeministrit Tsipras me ministrin e Arsimit, të cilët sipas tij ranë dakord që të vendosnin këtë ditë me qëllim që të mos pengonin provimet e maturës.
Sipas zëdhënësit, shkruan alsat.m, qeveria do të vijojë t’i ruaj fuqitë dhe nuk do të ketë asnjë dorëheqje të kryeministrit Tsipras po qeveri teknike.
“Nuk ka dorëheqje të Kryeministrit apo qeveri teknike, situata është krejtësisht e ndryshme nga shtatori 2015”, tha ai.