Greva e SBAShK-ut rrezikon mbajtjen e testit “PISA 2018”

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 08:15 | Nga

Testi “PISA 2018” i planifikuar të mbahet nga data 11 prill deri më 5 maj rrezikon të mos mbahet, për shkak të grevës së përgjithshme të thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) që pritet të nisë nga 13 prilli.

Sindikata i ka dhënë Qeverisë afat që deri më 12 prill ta miratojë në Qeveri projektligjin për mësimdhënësit e viteve ’90, në të kundërtën arsimi në Kosovë do të futet në grevë të përgjithshme në afat të pacaktuar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nënkryetari i SBAShK-ut, Lutfi Mani, i ka thënë gazetës se pasi të hyjnë në grevë të përgjithshme nuk do të mundë të mbahet as testi “PISA 2018”. Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) është studim ndërkombëtar i arsimit që vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë.

Sipas Manit, është në dorë të Qeverisë që të mos lejojë të ndodhë një gjë e tillë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme