Griezmann – Barcelona, lajm i madh nga Deschamps

Prishtinë | 24 Maj 2018 | 08:54 | Nga

Selektori i Francës, Didier Deschamps ka zbuluar se kur Antoine Griezmann do të vendosë për të ardhmen e tij.

Selektori i Francës, Didier Deschamps ka komentuar të ardhmen e sulmuesit të Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Deschamps beson se Griezmann do të marrë një vendim para fillimit të Kampionatit botëror.

“Zërat e merkatos e shqetësojnë. Më ka thënë se do ta rregullojë situatën e tij para Kampionatit botëror dhe kështu do ta bëjë”, deklaroi Deschamps, përcjell lajmi.net.

“Është një vendim i tij. Ne të dy mund edhe të flasim por në fund i takon atij të vendos”, u shpreh ai.

Griezmann kërkohet nga Barcelona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme