Antoine Griezmann raportohet se është tejet i zemëruar që lojtarët e Barcelonës kanë vënë një veto sa i përket transferimit të tij.
Lojtari i Atletico-s dukej të ishte afër kalimit te katalunasit këtë muaj kur e konfirmoi se po largohej nga klubi kryeqytetas, Atletico Madrid.
Megjithatë, mediumi spanjoll Sport ka raportuar që Griezmann ka mbetur as-andej-as-këndej pasi që lojtarët kryesorë të kampionit të Spanjës, si Lionel Messi dhe Gerard Pique, raportohet se janë kundër ardhjes së tij.