Gruaja më e vjetër në botë feston ditëlindjen e 119-të

Prishtinë | 03 Jan 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Gruaja më e vjetër në botë Kane Tanaka, e cila lindi një vit para fillimit të Luftës Ruso-Japoneze, festoi ditëlindjen e saj të 119-të në Japoninë jugperëndimore të dielën.

Tanaka, e lindur më 2 janar 1903, në prefekturën Fukuoka, ka jetuar në epokat Meiji, Taisho, Showa, Heisei dhe Reiëa të Japonisë dhe shpreson të jetojë deri në moshën 120 vjeçaare, sipas anëtarëve të familjes.

Tanaka u njoh nga Rekordet Botërore të Guinness në mars 2019 si personi më i vjetër i gjallë në botë me 116 vjeç, shkruan kyoedonews.

Duke banuar në një shtëpi pleqsh në Fukuoka, Tanaka ndërvepron me stafin përmes gjesteve dhe shpesh sfidon veten duke zgjidhur enigmat me numra. Ajo pëlqen çokollatën dhe pijet e gazuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme