Gruaja nën ndikimin e alkoolit sulmoi një burrë, arrestohet

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 10:06 | Nga Ekonomia Online

Një grua në Gjakovë është arrestuar pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj një mashkulli.

Siç njofton Policia e Kosovës e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta në ndikim të alkoolit ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike me ç’rast lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme