Një grua nga komuna e Vitisë është në gjendje të rëndë shëndetësorë.
Kjo pasi u godit me plumb në ballkonin e shtëpisë së saj, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas ndërrimit të moteve, teksa po festohej me armë e fishekzjarre.
Viktima është dërguar në Emergjencën e Gjilanit.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Viti 01.01.2021 – 00:02. Raportohet se viktima femër kosovare deri sa ishte në ballkonin e shtëpisë është goditur nga një predhë e armës së zjarrit. Viktima është dërguar ne Emergjencën e Gjilanit dhe e njëjta sipas mjekut kujdestar, është në gjendje të rëndë. Rasti është duke u hetuar.