Gruaja që u raportua mbrëmë e humbur, kthehet te familja e saj

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Një grua që u raportua e humbur dje në lagjen Dardania në Prishtinë, është kthyer te familja e saj.

Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali, familjarët e saj.

“Ju njoftojmë se ajo është kthyer në familjen e saj shëndosh e mirë”, kanë thënë ata përmes e-mailit.

Mbrëmë, në lagjen Dardania në Prishtinë, policia ka hasur një grua pa përkujdesje e cila nuk posedonte as dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihej as adresa e banimit të saj.

Sot, mësohet se ajo u kthye te familja e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore

Të ngjashme