Policia njofton se në Fushë Kosovë ka arrestuar të dyshuarën femër, pasi që njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.