Grupi i Miqësisë Kosovë-Kroaci i Parlamentit kroat, në kuadër të vizitës në Kosovë, të hënën, zhvillon disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Fillimisht delegacioni nga Kroacia do të pritet nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Takimi mbahet nga ora 09:00 në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, ndërsa mediet do të mund të marrin pamje.
Në ora 14:00, është i planifikuar të mbahet takimi mes dy Grupeve të Miqësisë Kosovë – Kroaci nga dy parlamentet. Sipas njoftimit të Zyrës për Informim të Kuvendit, pas takimit do të ketë prononcime për medie nga kryetarë e Grupeve, Avdullah Hoti dhe Andrija Mikuliq.
Nga ora 14:45, delegacioni nga Kroacia mban takim me Komisionin për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit; dhe nga ora 15:35 takon Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal. Edhe këto takime mbahen në mjediset e Kuvendit të Kosovës.