Rrahje mes dy zyrtarëve në MPJ

Prishtinë | 09 Sht 2016 | 19:45 | Nga

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Fitim Sadiku, dhe një zyrtar i lartë në këtë ministri, Vlorat Gashi, e kanë nisur ditën e punës duke u rrahur. Si pasojë kjo do të jetë edhe dita e fundit e punës për ta.

“Për arsye banale” – është arsyeja që besohet të ketë shtyrë në rrahje dy zyrtarët e lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të premten paradite, njofton Policia.

Fitim Sadiku që mban postin e sekretarit në këtë ministri dhe kolegu i tij, Vlorat Gashi, posti i të cilit nuk bëhet e ditur, janë përfshirë në një rrahje e cila ka ndodhur brenda objektit të MPJ-së.

Lajmin për rrahjen e këtyre dy zyrtarëve për koha.net e ka konfirmuar edhe drejtori i përgjithshëm në këtë ministri Albert Prenkaj, i cili paralajmëroj pezullimin nga puna të këtyre dy zyrtarëve.

“Po, ka ndodhur një situatë e pakëndshme. Ka qenë moment dobësie jashtë çfarëdo kodi etik të sjelljes. Mbetet një rast i izoluar dhe do të merren masa konform rregullave e ligjeve në fuqi. Komisioni Disiplinor do të mblidhet dhe pezullojë të dy zyrtarët”, citohet të ketë thënë Prenkaj.

E zëdhënësja policore Flora Ahmeti ka thënë se janë intervistuar dy persona dhe janë liruar në pas urdhrit të prokurorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme