Grushtshteti në Sudan, Këshilli i Sigurimit i OKB-së thërret mbledhje urgjente

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Këshilli i Sigurimit i kombeve të Bashkuara ka planifikuar mbajtjen e një takimi emergjente me dyer të mbyllura pas pucit në Sudan.

Diplomatët kanë thënë të hënën mbrëma se janë kërkuar konsultime nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Irlanda, Norvegjia dhe Estonia, raporton Euronews.

Takimi është caktuar që të mbahet në orën 16:00.

Ushtria e Sudanit mori të hënën në duar pushtetin, duke arrestuar kryeministrin Abdalla Hamdok dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë tranzicionale.

Së paku tre persona janë vrarë dhe mbi 80 janë plagosur pas shpërthimit të protestave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme