Guardiola e përsërit: Dua që Messi ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Pep Guardiola ka nënshkruar një marrëveshje të re me Manchester City, e cila do ta mbajë atë në klub të paktën deri në vitin 2023.

Spekulimet janë intensifikuar edhe një herë duke e lidhur Lionel Messin me gjigantët e Ligës Premier.

Guardiola, megjithatë, ishte i shpejtë me deklaratën e tij, duke thënë sërish që do të donte që Messi të mbetej te Barcelona.

“Messi është një lojtar i Barcelonës, ​​nëse më pyetni mendimin tim, unë kam një mirënjohje të madhe për atë që Barcelona ka bërë për mua, në akademi, si lojtar dhe si menaxher, ata më dhanë absolutisht gjithçka, ajo që dua është se që të përfundoj karrierën e tij atje”.

“Do të doja, do të dëshiroja, e kam thënë një mijë herë. Unë do të doja që si tifoz i Barcelonës të përfundonte karrierën e tij atëherë”.

“Nuk e di se çfarë ka në mendje, tani për tani ai është një lojtar i Barcelonës. Tregu i transferimeve është në qershor”, ka thënë Guardiola. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme