Pep Guardiola e ka vlerësuar shumë qendërmbrojtësin, Ruben Dias si një lojtar ‘të pabesueshëm’, qëndrueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit do të jenë thelbësore për suksesin afatgjatë të Manchester City.
23-vjeçari ka treguar paraqitje të mira që kur u bashkua me Cityn në fund të afatit kalimtar të verës nga Benfica në një marrëveshje 65 milionë funte, duke sjellë një nivel të performancës dhe ndikimit që nuk është parë që nga largimi i Vincent Kompany, transmeton Gazeta Express.
“Kur blini një lojtar mendoni se ata do ta ndihmojnë skuadrën, por kurrë nuk e dini vërtet se sa shumë, por aftësitë dhe kuptimi i tij i lojës është i pabesueshëm. Ai dëshiron të mësojë dhe të gjithë ne jemi të impresionuar me trupin dhe mendjen e tij” – tha Guardiola.
Ai tha gjithashtu se Manchester City ka nënshkruar me një lojtar që do të jetë kyç për të ardhmen.
“Në moshën 23 vjeç mund t’ju siguroj se kemi nënshkruar një lojtar të pabesueshëm për pesë, gjashtë, shtatë vitet e ardhshme gjë që nuk është gjithmonë e lehtë për t’u gjetur, kështu që ne jemi kaq me fat dhe shpresojmë se ai do të vazhdojë të rritet edhe më shume” – deklaroi tekniku spanjoll.
Futbollisti portugez ka bërë 13 paraqitje deri tani me ekipin e Manchester Cityt, kurse paraprakisht ishte në ekipin e Benficës.