Deputeti nga LDK Paris Guri ka komentuar në Kosova Live në T7 deklaratën e ministres Donika Gërvalla lidhur me rastin e Arlindës në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur gjatë së Hënës.
Guri e cilësoi deklaratën e Gërvallës si skandaloze, ndërsa tha se Ministria duhej të shpallte ditë zie pas kësaj tragjedie.
“Deklarata e Donika Gërvallës ishte skandaloze, ministria atë ditë qeshte në seancë me një tragjedi shtetërore ku duhej ditë zie” – tha Guri.
Deputeti gjithashtu e ka bojkotuar këtë seancë të jashtëzakonshme të mbajtur dje në Kuvendin e Kosovës.