Gutierres: Raporti për median aspak befasues, ftojmë Qeverinë që t’i mbrojë gazetarët në vend se t’i sulmoj ata

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Rangimin e Kosovës 19 vende më poshtë në raportin e Reporterëve pa Kufij, e ka komentuar Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve.

Në një prononcim për Radio Dukagjinin, Ricardo Gutierrez ka thënë se nuk është aspak i befasuar më këtë renditje.

“Nuk jam aspak i befasuar me vendin në të cilin është vendosur Kosova në këtë raport. Autoritete nuk po reagojnë mjaftueshëm ndaj kërcënimeve dhe agjendave të intimidimit të gazetarëve”, thotë Guetierrez

Ai ka një thirrje për autoritetet.

“Ky rangim i varfër vjen gjithashtu pas përpjekjeve obsesive të Qeverisë për mbylljen e Klan Kosovës. Ne i ftojmë autoritetet që t’i mbrojnë gazetarët në vend se ti sulmojnë ata”, thotë Gutierrez.

Të ngjashme