Guvernatorja e Iowas: Marrëveshja e nënshkruar me Osmanin i bashkon edhe më shumë dy vendet

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 12:15 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds, ka thënë se marrëveshja e marrëdhënies së shteteve simotra me Kosovën, do t’i bashkojë edhe më shumë të dyja vendet, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, të cilën e ftoi për vizitë në ShBA, Reynolds tha se kjo marrëveshje do t’i vendosë themelet për bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Iowas edhe në 10 vjeçarin e ardhshëm.

Ajo falënderoi institucionet kosovare për mikpritjen gjatë vizitës së saj në vend. Reynolds ka shprehur edhe solidarizimin e saj me Pejën, ku mbetën të vdekur dy persona si pasojë e vërshimeve gjatë ditës së shtunë.

“Zemrat dhe lutjet tona janë me Pejën, ku humbën jetën dy persona pas vërshimeve atje”.

Tutje, ajo ka thënë se Kosova, prej një vendi nën mbrojtjen e NATO-s, ka arritur të jap kontributin e saj për siguri në shumë vende të botës.

“Në vitin 2021 mora pjesë në një dërgim të anëtarëve të gardës së Iowas në Kuvajt dhe ajo gardë kishte pesë kosovarë. Çfarë dëshmie e jashtëzakonshme për trajektoren për shtetit tuaj”, tha ajo.

“Ripërtërija për shtet simotër na bashkon edhe më tej, është frytdhënëse dhe besoj se ditët më të mira do të vijnë këtu. Ky nuk do të jetë i fundit dhe mirëpres në shtetin tonë që t’ua kthejë ngrohtësinë që e ndjeva në shtetin tuaj”.

“Një ndër shembujt më të përzemërt të dy shteteve tona është programi për gratë dhe energjinë, për t’i trajnuar gratë e reja të Kosovës për sektorin energjik. Dje pata rastin t’i takoja disa nga të diplomuarat dhe jam shumë e lumtur për kontributin që ato do ta japin në ekonominë e Kosovës. Mendoj se kjo është një nga dëshmitë më të bukura të partneritetit tonë dhe impaktit që ka”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme