Kosova e ShBA-ja me marrëveshje, Osmani e falënderon Guvernatoren e Iowas për lirimin e tre policëve

Prishtinë | 26 Qer 2023 | 11:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Guvernatorja e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds, kanë nënshkruar marrëveshjen e marrëdhënies së shteteve simotra dhe bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, raporton Ekonomia Online.

Osmani, fillimisht pas nënshkrimit ka falënderuar guvernatoren e Iowas për lirimin e tre policëve.

“Dua ta falënderoj ShBA-në për lirimin e tre policëve kosovarë që u kidnapuan nga Serbia”.

Osmani ka shprehur edhe ngushëllime për familjarët që humben jetën nga vërshimet në Pejë.

“Dua t’i shpreh ngushëllimet për familjarët që humben jetën nga vërshimet në Pejë. Përkrahja dhe mbështetja duhet të vazhdojë që komuna e Pejës ta mbijetojë këtë tragjedi”, tha Osmani.

Tutje, ajo ka folur për takimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes, të cilat, siç tha ajo, dëshmuan përkushtimin për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Marrëveshja, tha ajo, do të luajë rol të rëndësishëm në arsim, tregti, bujqësi e energji.

“Në takimin tonë diskutuam për raportet tona disavjeçare. Sot me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, dëshmuam edhe një herë përkushtimin për fuqizimin e marrëdhënieve tona biletarale. Kjo marrëveshje do të luajë rol të rëndësishëm në arsim, tregti, bujqësi e energji. Marrëveshja do t’i hapë rrugë përafrimit dhe përfitimit të qytetarëve tanë. Aleanca jonë me SHBA vazhdon të jetë ekzistenciale dhe populli jonë është populli më pro-amerikan. Fuqizimi ndërkombëtar i Republikës që është anëtarësimi në BE e NATO e shohim përmes partnerëve tanë”, tha Osmani.

Të ngjashme