Guxo!, e thuej Presidente!

Prishtinë | 29 Mar 2023 | 13:52 | Nga Halil Matoshi

Samiti i Demokracise, në Holandë nën patronatin e presidentit Jo Biden, âsht ngjarje ku gratë e burrat e shteteve kanë mundësi me dëshmu sy bote me shembullin personal, se cila âsht gjendja e lirisë së shtypit në akëcilin vend.
Me padurim po pres me e ni Presidenten Vjosa Osmani se çka ka bâ ajo personalisht në avansimin e njânës prej lirive themeltare dhe shtyllës së demokracisë!?

  • A ka me folë për kercënimet e burrit të saj ndaj medias, të cilat i cilësi filiaala të krimit të organizuar?
  • A ka me tregu njashtu se edhe shefi i stafit ë kryeministrit i ndërlidhi mediat me krimin e organizuar?
  • A ka me citu raportin e Progresit 2021 dhe 2022 rreth këtyre sulmeve diskredituese ndaj medias:
  • A ka përgjegje ajo pse simas raportit vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve”, për vitin 2022 nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, gjendja e sigurisë së gazetarëve vazhdon të jetë e rëndë dhe numri i sulmeve në drejtim të gazetarëve ka shënuar rritje nga 29 në vitin 2021, ka shkuar në 33 në vitin 2022?

Go on, Zoja Presidente!
Jepi!
————————————-
Photto credit hm

Të ngjashme