Partia Guxo ka mbajtur tubim me struktura dhe mbështetës të saj, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i kësaj partie, njëherësh edhe ministër i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se janë mbledhur për të garantuar bashkëpunim të sinqertë sërish, si dhe mandatin e dytë qeverisës për vendin.
Ai ka thënë se me Lëvizjen Vetëvendosje do të jenë prapë bashkë për të luftuar rreziqet e ardhshme te Kosovës.
Peci ka shtuar se kjo “qeverisje transparente nuk abuzon me asnjë cent të vetëm e nuk e shkel besën e dhënë ndaj qytetarëve”.
“Jemi këtu për të dëshmuar vullnetin e çeliktë për Kosovën. Për të ofruar garancinë e bashkëpunimit të sinqertë si dhe mandatin e dytë të sigurtw të qeverisjes për vendin. Jemi bashkë për të rikonfirmuar se s’ka sfidë qw na zbrazë”.
Ministri i ka përshëndetur edhe “ata që dalin në televizione çdo natë”, të cilët sipas tij, po hyjnë në vitin e katërt të mohimit të ekzistencës së partisë, “e rrjedhimisht edhe juve” iu është drejtuar ai simpatizantëve të partisë.
“Qeverisje transparente që nuk abuzon me asnjë cent të vetëm që nuk e shkel besën e dhënë ndaj qytetarëve”, ka thënë Peci.