Thaçi dekoron me medaljen “Urdhri i Lirisë” senatorin McCain

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 09:41 | Nga EO Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim senatorin amerikan dhe mikun e Kosovës, John McCain.

Thaçi me këtë rast edhe e ka dekoruar me Medaljen e Lirisë, senatorin McCain.

Thaçi e ka vlerësuar lart kontributin e McCain, duke thënë se ai u bë zëri i popullit shqiptar, duke dëshmuar se e drejta për liri nuk i takon vetëm të fortit, por është e drejtë fundamentale për çdo njëri në çdo vend.

Mc Cain tha se ndjehet i nderuar dhe  krenar që është këtu, duke thënë se e ka të qartë se duhet bërë shumë punë, mirëpo theksoi se është bërë shumë progres.

Ai edhe njëherë siguroi se mbështetja e SHBA-së për Kosovën do të  vazhdojë.

Senatori McCain i cili po qëndron për vizitë në Kosovë gjatë ditës së djeshme është takuar me kryeministrin Isa Mustafa, krye parlamentarin Kadri Veseli si dhe i është adresuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë fjalimit të tij para ligjvënësve kosovarë ka konfirmuar mbështetjen e ShBA-së për Kosovën dhe popullin e saj.

Gjithashtu ai ka thënë se Ushtria e Kosovës duhet të bëhet përmes ndryshimeve Kushtetuese.

Mes tjerash, amerikani ka deklaruar se dialogu me Serbinë është jetik për rrugën drejt integrimit evropian.

Të ngjashme