Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, ka thënë se një marrëveshje obligative përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, do të ishte më e mira jo vetëm për qytetarët e të dyja shteteve por dhe gjithë rajonin.
Këto komente Komisioneri Hahn i dha sot pas një takimi që pati me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollin, njofton Klan Kosova.
Veç tjerash ai përmes Twitter ka theksuar se Kosova është shumë afër liberalizimit të vizave duke u bërë pjesë e vendeve shengen, pasi Komisioni Evropian dha dritë jeshile për kosovarët në këtë çështje.
Më tej zyrtari evropian potencon se mbetet ende për të punuar për të arritur progres në temat kyçe të të Kosovës.