Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Johannes Hahn tha se shtyrja e fillimit të negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një dëm i madh për besueshmërinë e Bashkimit Evropian.
Këto komente ai i bëri gjatë adresimit të fundit para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian si Komisioner për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë së BE-së.