Komisioineri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn, i cili po qëndron në Prishtinë, e ka bërë të qartë se ratifikimi i Demarkacioni me Malin e Zi nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Thotë se tani është momenti për të vepruar.
Në një shkrim në rrjetin social Twitter, Johannes Hahn, ka shkruar për debatin që e zhvilluan më herët në bibliotekën e Qytetit.
“Gjatë dialogut me qytetarët në Prishtinë: kriteret e liberalizimit të vizave janë të përshtatura. Vendimtar trajtimi i dy kritereve të mbetura. Demarkacioni i kufirit nuk do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës. Tani është momenti për të vepruar”, ka shtuar ai.