Hajde Vetëvendosja po i fitojka sërish 50%, çka pastaj?

Prishtinë | 06 Pri 2024 | 14:20 | Nga Sefer Zogaj

Hajde Vetëvendosja po i fitojka sërish 50%, çka pastaj? Për një mandat kanë tregu se s’dinë me reformu sistemin e arsimit e të shëndetësisë, zhvillimi ekonomik statistikor nuk reflektohet n’përmirësim t’mirëqenies kolektive. Kompromisi ndaj servilëve nē admistratë vazhdon, konkurset publike akoma janë sa për sy e faqe, emigrimi nuk ndalet, veç po rritet.

I fiton, edhe? Le t’i numëron dikush tri suksese t’mëdha që kanë ndryshu rrënjësisht jetën n’Kosovë – iu premtoj votën.

S’ka. Kam mendu – s’kam gjetë. Qata, hiç s’ka rëndësi, 70% le t’i fiton, nëse progresi nuk shihet. Bile pushteti ka me marrë zemër se elektorati nuk gjykon n’përformancë, po ka bindje dogmatike.

Kjo është rrezik, krejt partitë kanë me vazhdu me kriju besimtarë politikë. Aty më s’ka demokraci as qytetari. Mesjetë, feudalizëm – regres.

Të ngjashme