Hajduk Spliti luan miqësore me skuadrën kosovare

Prishtinë | 29 Jan 2020 | 12:30 | Nga Ekonomia Online

Lidhja e fortë që ka menaxheri i KF Trepçës, Naim Bahtiri, me klubet evropiane, po i shërben tej mase edhe “xehetarëve”.

Pikërisht me marrëveshjen e arritur nga Bahtiri, grupmosha U-17 e Trepçës, do të luajë miqësore ndaj Hajduk Splitit në Kroaci.

Me këtë grupmoshë punojnë dy ish-futbollist

Mitrovicasit do ta zhvillojnë këtë miqësore më 27 shkurt, ndërsa pritet ta luajnë një tjetër takim gjatë qëndrimit pesë-ditor në Kroaci.

Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për futbollistët e Trepçës, që të tregojnë cilësitë e tyre në sy të klubeve të njohura ballkanase.

Ky nuk do të jetë bashkëpunimi i fundit mes dy palëve, pasi marrëdhëniet e mira që kanë klubet pritet të sjellin marrëveshje të tjera në të ardhmen.

ët e njohur të futbollit kosovar, Emin Baliqi dhe Shpëtim Fetahu, që tashmë ushtrojnë detyrën e trajnerit.

Të ngjashme